Thjeshtëzim i rrugëtimit tuaj financiar, në çdo hap të tij!

Që nga fillimi, ne kemi pasur një mision për ta bërë menaxhimin e parave më të thjeshtë dhe më të përballueshëm. Duke qenë në biznes për 20 vjet tashmë dhe me një komunitet në rritje klientësh të kënaqur, mund të themi me siguri se kemi përvojën dhe njohuritë që klientët tanë të kenë sukses kudo dhe në çdo kohë. Klientët tanë privatë dhe të biznesit gëzojnë shërbime financiare të shpejta, të sigurta dhe me çmime të drejta, duke përfshirë transfertat ndërkombëtare, këmbimin valutor dhe më shumë.

Me mjetet e duhura, të gjithë mund të menaxhojnë financat me efikasitet!

#

Misioni ynë

Partner i besueshëm në ofrimin e shërbimeve financiare të shpejta, të përshtatshme, të përballueshme dhe shërbimeve që lidhen me këtë fushë.

Vizioni ynë

Krijimi i një super-aplikacioni lider në industrinë e shërbimeve financiare dhe ofrimin e shërbimeve globale që lidhen me këtë fushë.

Tashmë jemi një lojtar ndërkombëtar, me edhe më shumë për të ofruar

Kemi bërë një rrugëtim të gjatë që nga 2004. Çfarë filloi me vetëm 3 punonjës, tashmë është rritur në një ekip prej më shumë se 700 profesionistësh në mbi 30 shtete.

Misioni ynë na ka shtyrë gjithashtu të ndërtojmë një rrjet të fortë partnerësh të besueshëm, dhe na ka lejuar të zgjerojë gamën tonë të shërbimeve.

Sot ne ofrojmë më shumë se vetëm transferta ndërkombëtare të përshtatshme. Zgjidhjet tona tani i shërbejnë organizatorëve të ngjarjeve, tregtarëve fizikë, dyqaneve online dhe klientëve privatë. Me vetëm një llogari, klientët tanë kanë mundësi të pafundme.

Drejtuesit e Kompanisë

#
Daniel Turbatu, Drejtor i Përgjithshëm i Paysera Rumani
Daniel ka më shumë se 15 vite eksperiencë në sektorin financiar, për më shumë se 8 vite ka punuar si Manaxher në degët kryesore të bankave Rumune. Vizioni i tij për të ardhmen e sektorit financiar e bindi atë të largohej nga sistemi bankar tradicional dhe e çoi atë në zonën e fintech, ku duke përdorur aftësitë dhe përvojën e tij sipërmarrëse, ai arriti të implementonte me sukses projekte të ndryshme.
Më shumë: Linkedin

Zhvillimi ynë

Të ardhurat tona:
#
Ne ofrojmë shërbime në më shumë se 100 shtete. Mbi 700 punonjës të zellshëm dhe të talentuar punojnë në kompanitë Paysera. Gjithçka e realizuar për 400 000 klientë që kemi.

Në 2023, klientët tanë kanë kryer
më shumë se 9,7 mln transferta
20+ monedha të ndryshme.

Shuma totale e transfertave mbi 11,2 bl EUR.