Përditësimi i fundit: 30/03/2023
Rregullat e Rimbushjes me Kartë dhe Shërbimit të inicimit të Pagesave (PIS)
Karta – një kartë pagese Visa/Visa Electron, ose Mastercard për të kryer transaksione.
Marrëveshja Credential-on-file – një marrëveshje që lejon një tregtar të ruaj kredencialet e mbajtësit të kartës.
Shërbimi i inicimit të pagesës (PIS) – shërbim pagese, ku një urdhërpagesë iniciohet me kërkesën tuaj nga një llogari pagese e hapur në një institucion tjetër ofrues i shërbimit të pagesës përmes Paysera.
Ofruesi i shërbimit të pagesave PSP – institucion, ku Paguesi ka një llogari pagese, ku synojnë të ekzekutojnë një urdhër-trasferte (psh. banka, institucione të tjera kredituese etj).
Kredencialet e ruajtura – informacioni, përfshirë numri i kartës, ose një shtojcë pagese e ruajtur nga tregtari, ose një palë e tretë për të procesuar transaksione të tjera në të ardhmen për mbajtësin e kartës.
Rimbushja e një llogarie Paysera – transferimi i parave te llogaria juaj Paysera duke shtuar kështu vlerën ekuivalente të parave elektronike në llogarinë Paysera.
Ne – Paysera LT, UAB, NIPT: 300060819, adresa: Pilaitės pr. 16, Vilnius, LT-04352, email: [email protected], telefon: +370 52071558. Numri i Licensës së Institucionit të Parasë Elektronike. 1, siguruar në shtator 27, 2012; institucioni sigurues Banka e Lituanisë; NIPT 188607684, adresa: Žirmūnų g. 151, Vilnius, email: [email protected], telefon: (8 5) 268 0501; të dhënat rreth Paysera LT, UAB mblidhen dhe ruhen në Regjistrin e Entiteteve Ligjore të Republikës së Lituanisë.
1. Marrëveshja Credential-on-file
Duke pranuar këto Rregulla juve hyni në një Marrëveshje Credential-on-file me ne. Ne do të përdorim kredencialet e mbajtësit të kartës, vetëm për të rimbushur llogarinë tuaj Paysera. Ne kemi të drejtën të ruajmë kredencialet e mbajtësit të kartës gjatë kohëzgjatjes së Marrëveshjes. Ne do të përfundojmë një transaksion:
- gjatë eriudhës së shprehur nga ju;
- nëse kërkoni një ndryshim në metodën e pagesës;
- nëse anuloni Marrëveshjen e Credential-on-file sipas politikës së pranuar të anulimit (pika 5);
- nëse marrim një refuzim.
2. Si mund të rimbush llogarinë?
Ju mund të rimbushni llogarinë tuaj duke përdorur çdo metodë pagese, si më poshtë:
2.1. Rimbush me karta: karta Visa dhe Mastercard.
Për rimbushje me kartë, mund të përdorni një kartë të lëshuar personalisht për ju, me një Numër Identifikuar Bankar (BIN), i cili i përket një institucioni bankar pagesash të regjistruar në Zonën Ekonomike Europiane (Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Denimark, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Islandë, Itali, Letoni, Lihtenshtajn, Lituani, Luksembourg, Malta, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Romani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi).
Për rimbushje me kartë, monedhat e mbështetura janë EUR dhe GBP. Limiti për një rimbushje është 1000.00 EUR / 880.00 GBP.
2.2. Shërbimi i Inicimit të Pagesës (PIS). Ju mund të përdorni PIS të ofruesve të listuar në faqen e web të rimbushjes së Llogarisë Paysera për të rimbushur llogarinë tuaj Paysera.
Për PIS, limiti për një rimbushje është 100,000.00 EUR.
2.3. Nëse përdorni një metodë pagese me fonde vetëm në një monedhë, për të shtuar fonde në llogarinë tuaj në një monedhë tjetër, ofruesi i shërbimit të pagesës mund t'ju mbajë një tarifë.
3. Tipet e rimbushjeve
3.1. Rimbushje e vetme
Metoda juaj e pagesës do të ngarkohet me vlerën e vendosur nga ju për rimbushjen e llogarisë tuaj Paysera. Kur përfitojmë fonde nga ju, menjëherë shtojmë vlerën ekuivalente në llogarinë tuaj.
3.2. Rimbushje automatike
Nëse abonoheni për një rimbushje automatike, metoda juaj e pagesës do të vazhdojë të ngarkohet gjatë periudhës së zgjedhur nga ju, derisa t'a anuloni. Informacioni i metodës tuaj të pagesës do të ruhet dhe rrjedhimisht do të përdoret vetëm për rimbushje automatike sipas Marrëveshjes.
Në rast se ne ju njoftojmë me një mesazh tek adresa e regjistruar në profilin tuaj, lidhur me ndryshime në vlerën e transaksionit, ose të termave të Marrëveshjes, do të jetë të paktën dy ditë para ndryshimeve. Ne do të ruajmë këtë informacion gjatë kohës së Marrëveshjes dhe do t'jua ofrojmë, sipas kërkesës suaj me shkrim.
4. Si mund t'a refuzoj një rimbushje dhe të rimbursohem?
Ju mund të drejtoheni te Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit Paysera. Gjithashtu mund të refuzoni duke kontaktuar bankën tuaj, ose ofruesin e pagesave që mund t'ju ofrojë informacione të tjera rreth të drejtave tuaja, si edhe periudhës gjatë të cilës aplikohen. Ne do të rimbursojmë vlerën totale me një dokument transaksioni Credential-on-file, nëse nuk i aplikojmë këto Rregulla.
5. Si të anuloj/ndryshoj rimbushjen periodike dhe të përfundoj Marrëveshjen Credential-on-file?
Ju mund të ndryshoni, ose të tërhiqeni përfundimisht nga pajtimi për rimbushje automatike në çdo moment duke shkuar te Parametrat në llogarinë tuaj Paysera. Rimbushjet automatike dhe Marrëveshja Credential-on-file do të përfundojë menjëherë me kërkesën tuaj.
6. Si të ndryshoj kredencialet e mia?
Ju mund të ndryshoni kredencialet duke hyrë në llogarinë Paysera dhe duke shkuar te Parametrat. Paysera nuk është përgjegjëse, nëse pagesa nuk është vendosur saktë për arsye skadence, fondesh të pamjaftueshme, ose arsye të tjera të metodës së pagesës, ose ofruesit të pagesave.
7. Komunikimi me ju
Ne do t'ju informojmë me email në adresën e email të regjistruar në llogarinë Paysera, nëse :
- kanë kaluar 6 muaj nga rimbushja e fundit;
- periudha e provës, oferta e prezantimit, ose aktivitete të tjera promocionale kanë skaduar;
- Marrëveshja e Rimbushjes Automatike ka ndryshuar, duke përfshirë vlerën e ribushjes automatike, datën, ose çdo term tjetër në Marrëveshje.