Kartela e pagesave Visa

Kartela e pagesës Paysera Visa është një mënyrë e përshtatshme dhe e besueshme për të mbajtur gjithnjë paratë tuaja.

Mund të porosisni një kartelë, të zgjidhni ngjyrën e kartelës dhe të menaxhoni llogaritë tuaja në aplikacionin mobil Paysera. Nëse përdorni kartelën tuaj kur blini në internet, aplikacioni mund t'ju ndihmojë gjithashtu të siguroni detajet e kartelës duke kërkuar konfirmimin e porosisë.

Kartela Paysera Visa mund të shtohet edhe në platforma si p.sh Apple Pay ose Google Pay.

#
#

Një kartelë personale e pagesave Visa për shpenzimet ditore. Zgjidhni midis një dizajni blu të errët dhe rozë ose demonstroni solidaritet me kartelën që përmban ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Gjeni kartelën tuaj në kuletën tuaj në një kohë të shkurtër!
Kyçuni në llogarinë tuaj Paysera dhe kontrolloni se cilat modele të kartelave janë të disponueshme.

Pagesa të shpejta dhe moderne

#

Porosia e kartelës

Të gjithë klientët Paysera që kanë përfunduar procesin e identifikimit dhe kanë mbushur moshën 16 vjeç dhe janë banorë të EU mund të porosisin një kartelë Visa. Një person mund të porosisë deri në 5 kartela shtesë. Procesi i porositjes është i shpejtë dhe i lehtë – ju mund ta bëni këtë duke u kyçur në Paysera e banking ose aplikacionin mobil. Ju lutemi vini re se duhet të keni aplikacionin Paysera për të konfirmuar blerjet me kartelë në internet.

#

Menaxhim i llogarisë nga telefoni 

Duke u kyçur në aplikacionin e Paysera ju do mundeni jo vetëm të shikoni bilancin e kartelës tuaj, por gjithashtu të shkarkoni deklaratën bankare, të transferoni para në bankat tjera, dhe të dërgoni para në mënyrë instante nga llogaria juaj në kartelën tuaj dhe anasjelltas. Nëse kërkohet, ju do mund të verifikoni PIN kodin ne aplikacion ose ta ngrini kartelën tuaj nëse e humbisni atë.  

#

Pagesat pa kontakt

Në mënyrë që të paguani shuma të vogla në dyqane - thjesht shtypni kartelën lehtë mbi lexuesin dhe mbuloni shpenzimet tuaja pa pasur nevojë të futni kodin PIN të kartelës. Për një lehtësi edhe më të madhe, shtoni kartelën tuaj Visa në Apple Pay, Google Pay, apo Samsung Pay dhe thjeshtë paguani përmes telefonit tuaj. Në këtë mënyre, kartelën dhe paratë tuaja do ti keni gjithmonë afër!  

#

Transaksionet me Kesh

Tërheqja e mjeteve me kartelën Visa të Paysera është në dispozicion në të gjithë botën- në të gjitha shërbimet e ATM që shërbejnë përmes kartelave Visa. Kur tërhiqni para kesh në euro, tërhiqni mjetet pa i konvertuar - në këtë mënyrë do të shmangni pagimin e tarifave shtesë. Ju gjithashtu mund të bëni pagesa dhe tërheqje në valuta tjera, megjithatë, tarifat shtesë për konvertim do do të aplikohen për transaksione të tilla sepse valuta e kartelës është EUR 

#

Llogari IBAN e veçantë

Duke porositur kartelë e pagesave Visa, do të hapet një llogari IBAN e veçantë. Ajo llogari do të jetë krejtësisht e ndarë nga llogaria juaj kryesore, dhe ju mund të transferoni vetëm shumën e parave të cilat ju doni t'i shpenzoni 

#

Blerje të sigurta dhe të përshtatshme në internet 

Nëse një pagesë specifike kërkon masa shtesë sigurie, do t'ju duhet ta konfirmoni atë nëpërmjet aplikacionit. Kjo masë sigurie do të sigurojë që nëse kartela juaj humbet, askush nuk mund ta përdorë atë për vete. Për më tepër, ju gjithashtu mund të ngrini ose bllokoni kartelën tuaj.

#

Ku të filloj? 

Regjistrohu dhe kompleto identifikimin.  

Rimbush llogarinë tuaj.  

Më shumë rreth Kartelës Visa

Videot informuese dhe pyetjet e bëra më shpesh në lidhje me kartën e pagesës Visa.  

Kush mund të porosis kartelën? 

Të gjithë klientët Paysera që kanë përfunduar procesin e identifikimit dhe kanë mbushur moshën 16 vjeç dhe janë rezidentë të EU mund të porosisin një kartelë Visa.

Si ta bëj porositjen e kartelës?  

1. Kyçu (apo regjistrohu) përmes aplikacionit Paysera.
2. Shko tek Kartelat.  
3. Pashtaj shtyp +.
4. Futini të dhënat e kërkuara dhe konfirmoni porosinë. 

Para se të porosisni një kartelë, sigurohuni që të keni fonde të mjaftueshme në llogarinë tuaj kryesore të Paysera për të paguar për porosinë dhe dorëzimin e kartelës. Nuk keni fonde të mjaftueshme? Rimbush llogarinë tënde. 

Një person mund të porosis deri në 5 kartela. Të gjitha ato kartela do të jenë të lidhura me llogarinë e kartelës kryesore. Nëse kartela është porositur për nevoja biznesi, jepni detajet e personit që do të përdorë kartelën (emrin e përdoruesit - emailin ose numrin e telefonit) 

Kur porosisni një kartelë për herë të parë, do të jeni në gjendje të zgjidhni ngjyrën e kartelës (numri i ngjyrave mund të ndryshojë)

Personat individual mund të zgjedhin nga 3 ngjyra - blu e errët, rozë dhe ngjyrat e Ukrainës, ndërsa ne ofrojmë një kartelë të zezë për klientët e biznesit.

Kur porositni kartela shtesë ose kur skadon një kartelë - porositet automatikisht kartela me të njëjtën ngjyrë si e para.



 

1. Kyçuni në aplikacionin e Paysera. 
2. Shkoni tek Kartelat.
3. Shtypni në Aktivizo kartelën.
4. Shtypni kodin CVV që sigurohet nga shiriti i nënshkrimit. 

Pasi ta pranoni kartelën, ju duhet ta aktivizoni brenda 3 muajsh nga data e prodhimit.  



 

1. Hyni në aplikacion.
2. Shko në Kartelat.
3. Zgjidhni Rimbush kartelën.
4. Zgjidhni llogarinë dhe shumën, dhe konfirmoni.

Nëse nuk keni para të mjaftueshme në llogarinë tuaj rrjedhëse - mund të rimbushni llogarinë tuaj (ose direkt kartelën tuaj Visa) me një transfer bankar të rregullt në llogarinë tuaj IBAN. Transfere të tilla janë në dispozicion vetëm në Euro. Nëse dëshironi të dërgoni një monedhë tjetër në llogarinë tuaj rrjedhëse Paysera - duhet të krijoni udhëzime të rimbushjes (e banking Paysera > Llogaritë dhe Kartelat > Rimbushja e llogarisë > Plotësoni formularin dhe përditësoni udhëzimet).



 

1. Hyni në aplikacion.
2. Shko në Kartelat.
3.Shiko PIN kodin .
4. Vendosni kodin CVV.



 

1. Hyni në aplikacion
2. Shko në Kartelat.
3. Ngrini kartelën - kartela juaj do të ngrihet përkohësisht. Mund ta aktivizoni përsëri në çdo kohë.
4. Bllokoni kartelën- kartela juaj do të bllokohet përgjithmonë, llogaria e kartelës suaj do të mbyllet.

Nëse dyshoni se keni humbur kartelën tuaj ose se dikush tjetër i di detajet e kartelës suaj - ngrini kartelën tuaj menjëherë. Mos ndani kodin tuaj PIN ose hyrjen në kartelë me askënd.



 

Nëse keni një iPhone do të shihni një buton sugjerimi për të shtuar kartelën tuaj në Apple Pay kur hyni në aplikacion dhe kur shkoni në opsionin Kartelat.

Ju gjithashtu mund të shtoni kartelën tuaj në Google Pay, Samsung Pay, ose PayPal.

Të gjithë përdoruesit e identifikuar të Paysera që janë rezidentë të EU mund ta porosisin kartelën dhe ta përdorin atë në të gjithë botën ku pranohen kartelat Visa.

Koha e dorëzimit dhe kostoja varen nga mënyra e dorëzimit që zgjidhni - do ta shihni përpara se të konfirmoni porosinë tuaj. Zgjidhni dorëzimin e gjurmuar për të parë progresin e dorëzimit tuaj.