Të gjitha kategoritë

Cfarë mënyre dërgese të zgjedh për kartën Visa? 

#
Kur porosisni kartën Visa, ju keni mundësinë të zgjidhni një ndër opsionet e dërgesave të cilat variojnë sipas shtetit, ku jetoni. Dërgesat më të zakonshme janë me postë të thjeshtë, me numër gjurmues dhe me korrier përmes një kompanie private, si TNT. Pra, cilën do të zgjidhni ju? 

Mënyra të ndryshme dërgese të kartës Visa

Dërgesë postare standate 📬
Në disa shtete është e mundur të zgjidhni dërgesën e kartës me postë të rregullt dhe t'a tërhiqni atë në kutinë tuaj postare. Nëse zgjidhni dërgesën e rregullt postare, do të kurseni në kostot e dorëzimit, por nuk do të keni mundësi të gjurmoni dërgesën e kartës. Kjo ndonjëherë rezulton me humbjen e pakove në postë dhe për fat të keq në këto raste nuk mund të bëhet asgjë. 

Është e rëndësishme të kuptojmë se Paysera nuk ka përgjegjësi dhe nuk mbulon asnjë nga dëmet e shkaktuara gjatë dërgesës. Për shmangien e tyre – ne ju rekomandojmë të konsideroni një nga opsionet me gjurmim të dërgesës.

✅ Metoda më e lirë e dërgesës. 
❌ Pa numër gjurmues dhe pako mund të humbasë në postë.
❌ Metoda më e ngadaltë e dërgesës. 

Dërgesë postare me numër gjurmues 🔏

Kur zgjidhni dërgesën me numër gjurmues, ju kontrolloni në kohë reale procesin e dorëzimit. Kur zgjidhni këtë mënyrë dërgese, posteri do t'a dorëzojë kartën në adresën tuaj dhe nevojitet nënshkrimi juaj për t'a dorëzuar atë. Gjithashtu mund të nevojitet të paraqisni dokumentin e identifikimit tuaj, prandaj duhet të jeni personalisht për të tërhequr porosinë. 

Kjo mënyrë është më e sigurtë dhe mund të jetë më e shpejtë se dërgesa standarde. 

✅ Më e lirë se dërgesa me korrier, por më e shtrenjtë sesa dërgesa standarde. 
✅ Numër gjurmues dhe dërgesa mbërrin tek dera. 
❌ Më e ngadaltë se dërgesa me korrier. 
Dërgesa me korrier 🤝

Së fundi, ekziston edhe një mundësi për të porositur kartën dhe për t'a dorëzuar me korrier në pragun e derës suaj. Kjo mënyrë dorëzimi është më e shpejta dhe më e sigurta, megjithatë mund t'ju kushtojë. 

Kur porosisni kartën me korrier TNT, do të gjenerohet një numër gjurmues me të cilin do të keni mundësi të shikoni progresin e dërgesës suaj, e cila do të dorëzohet në pragun e derës suaj. Dorëzimi i dërgesës nevojitet të konfirmohet me nënshkrimin tuaj. 

❌ Dërgesë më e kushtueshme. 
✅ Numër gjurmues dhe dorëzimi në derën tuaj. 
✅ Dërgesë më e shpejtë. 
 

Keni ndonjë pyetje?
Kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit Paysera, ose kontrolloni për përgjigjet në support.paysera.com.

Artikuj të ngjashëm

#
Funksionalitete

Si të bllokoni kartën Visa? 

Paysera me kënaqësi ju ofron klientëve të saj karta pagese pa kontakt, të pështatshme për Google Pay dhe Apple Pay dhe mund të përdoren kudo në botë. Në këtë postim ne do të shpjegojmë si të pajiseni me kartën Visa dhe do t'i përgjigjemi disa prej pyetjeve më të zakonshme rreth saj.

#
Financat personale

Çfarë është një numër IBAN dhe si mund t'a gjeni atë?

IBAN është një nga numrat më të përdorur në sektorin bankar. Pavarësisht, nëse dëshironi të dërgoni, ose të përfitoni para - me siguri ju nevojitet të përdorni një numër IBAN. Sidoqoftë, keni dijeni se çfarë është një IBAN?

#
Financat personale

Pagesa online përmes bankës suaj është e sigurtë? 

Rastet kur persona të dyshimtë blejnë diçka online, ose në pika fizike duke përdorur kartat e vjedhura, ose detajet e kartës, janë të rralla, por jo të pamundura. Gjithsesi online banking është një nga mënyrat më të sigurta për të paguar për blerjet tuaja në e-shops.